BB: Rritja ekonomike në vitin 2022 pritet të ngadalësohet në 3.9 për qind

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Rritja ekonomike e Kosovës sipas Bankës Botërore pritet të ngadalësohet në 3.9 për qind gjatë vitit 2022. Megjithatë perspektiva afatmesme sipas këtij institucioni mbetet pozitive, por e ndikuar nga rreziqet e shtuara me rritjen e ndjeshme të presioneve nga lufta në Ukrainë.

Reformat e mëtejshme për të rritur konkurreshërminë sipas BB-së do të ndihmonin në ruajtjen e momentumit të eksportit të Kosovës.

Në raportin e fundit të BB-së për ekonominë në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore thuhet se ekonomia e Kosovës përjetoi një rimëkëmbje të fortë në 2021.

Kjo rimëkëmbje sipas BB-së mbështetet nga ringritja e kërkesës së brendshme dhe rritja rekorde e eksportit. Edhe inflacioni gjithashtu u intensifikua, i nxitur nga rritja e çmimeve të importit.

Të ngjashme