BE e shqetësuar për gripin që po qarkullon bashkë me Covid-19

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Gripi është rikthyer në Europë me një ritëm më të shpejtë se sa pritej këtë dimër, pasi pothuajse u zhduk vitin e kaluar, duke ngritur shqetësime për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë të gripit krahas Covid -19.

Bllokimet, përdorimi i maskave mbrojtëse dhe rregullat e distancimit social në Europë gjatë shpërthimit të pandemisë Covid-19 dimrin e kaluar, zhdukën përkohësisht një virus që shkakton rreth 650,000 viktima në vit në mbarë botën, sipas të dhënave të BE-së.

Megjithatë, kjo tani ka ndryshuar pasi vendet po miratojnë masa më pak të rrepta për të luftuar Covid-19 për shkak të vaksinave. Viruset e gripit kanë qarkulluar në Europë më shpejt se sa pritej që nga mesi i dhjetorit, tha këtë muaj Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Në dhjetor, numri i pacientëve me grip në njësitë e kujdesit intensiv u rrit në 43 në javën e fundit të vitit, sipas të dhënave nga ECDC dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Por kjo është një rritje e madhe në krahasim me një vit më parë, kur në të gjithë dhjetorin është regjistruar vetëm një i shtruar në ICU me grip, sipas të dhënave.

Heqja e masave kufizuese në pranverë mund të zgjasë qarkullimin e gripit. Një shpërthim i gripit paralel me epideminë Covid-19 mund të ushtrojë shumë presion mbi sistemet shëndetësore, ECDC në një raport.

Në Francë, tre rajone, përfshirë Parisin, po përjetojnë një epidemi gripi, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria Franceze e Shëndetësisë javën e kaluar. Të tjerët janë në nivele para-epidemike. Deri më tani, Franca ka regjistruar 72 raste të rënda të gripit, dhe 6 viktima.

Duke e komplikuar më tej situatën, lloji dominues i gripit që qarkullon këtë vit deri më tani është H3 i virusit A, i cili zakonisht shkakton rastet më të rënda tek të moshuarit. Pentinen tha se ishte shumë herët për një vlerësim përfundimtar të vaksinës së gripit, sepse nevojiteshin më shumë pacientë për teste në kohë reale. Megjithatë, testet laboratorike tregojnë se vaksinat e disponueshme këtë vit “nuk do të jenë optimale”, kundër H3.

Vaksinat e gripit përshtaten çdo vit për t’i bërë ato sa më efektive kundër viruseve të gripit që ndryshojnë vazhdimisht.

Të ngjashme