BE-ja: Athina dhe Shkupi, faqe e re në ardhmërinë e Bashkimit Europian

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, mesazhe urimi kanë dërguar edhe nga krerët e Bashkimit Europian.

Siç shkruan Alsat, Kryetari i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme Federica Mogherini dhe eurokomisari Joanes Hahn e përshëndetën hapin e ri për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

”Nga vetë fillimi BE fuqishëm e mbështeti marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Cipras dhe Zaev nën kryesimin e KB-së. I nevojshëm ishte guximi politik, lidershipi dhe përgjegjësia e palëve që të tejkalohet njëri nga kontestet më të vështira në rajon. Të dy vendet e shfrytëzuan këtë mundësi unike e cila jepe shembull për pajtim në të gjithë Evropën dhe do të sjellë nxitje shtesë për perspektivë evropiane në rajon”- deklarojnë përfaqësuesit e BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme