BE-ja nuk përfshin Thaçin në mesin e fotografive të rrugëtimit të negociatave Kosovë-Serbi

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të 10 vjetorit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, nuk ka përfshirë në twitter, ish-presidentin Hashim Thaçi, në mesin e fotografive përgjatë këtij rrugëtimi negociatash.

Ky shërbim ka postuar disa fotografi ndër vite të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Aty shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa e Avdullah Hoti si kryenegociatorë, por nuk është vendosur ndonjë fotografi ku shihet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i cili kishte mar pjesë aktivisht në bisedime.

”10 vjet më parë, delegacionet nga Beogradi & Prishtina u ulën për herë të parë për të lënë të kaluarën pas dhe për të gjetur mënyra përpara për bashkëpunim. Qëllimi i mbetet akoma: të arrijmë progres në rrugën e tyre përkatëse, dhe të përmirësojmë jetën e njerëzve”, thuhet në reagimin e Shërbimit për Punë të Jashtme dhe Siguri, të Bashkimit Europian.


Të ngjashme