Bebe Rexha fotografohet dorë për dore me një mashkull misterioz, me të cilin shijoi një darkë romantike

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha shijoi një darkë me një mashkull misterioz në restorantin “Delilah” në Los Angeles të shtunën në mbrëmje.

Këngëtarja 30 vjeçare, ishte e veshur në të zeza, teksa me shokun e saj mbanin duart vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, shkruan Daily Mail.

Vëmendjen komanduese, këngëtarja me vendbanim në New York e zhvendosi te format e saj trupore, duke qenë se kishte veshur një palë pantallona të ngushta ngjyrë të zezë, të cilat bënin që linjat e saj të viheshin në pah.

Krijuesja e hitit “Meant to be” kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme me taka, me çka bëri që dukja e saj këtë natë të ishte edhe më tërheqëse.

Me flokët e saj të shkurta bionde, Bebe – emri i vërtetë i së cilës Bleta, zgjodhi të aplikonte shumë pak makijazh në fytyrën e saj.

MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e Bebe Rexhës për të marrë komente të mëtejshme mbi mashkullin misterioz që po e shoqëronte këtë mbrëmje, por nuk kanë marrë përgjigje.

Në një deklaratë të fundit, artistja me origjinë shqiptare u shpreh: “Nëse dua të bëj miqësi me dikë, thjesht do të bëj me ta. Nuk me intereson kush është. Unë jam në energji të mëdha për momentin”.

Në një intervistë për Revistën e famshme NYLON vitin e kaluar, Rexha u shpreh: “Ndonjëherë ndjej se jam aq mashkullore në jetën time të përditshme. Dhe kur kthehem në shtëpi, do të dëshiroja të mos e mbaja lart këtë mur. Dua dikë të kujdeset për mua, sepse unë ndjehem sikur jam duke u kujdesur për të gjithë rreth meje. Do të më pëlqente të kujdesej për mua dikush”.

“Po, mendoj se i tremb burrat. Ndihem sikur të gjithë kanë frikë nga unë, djem dhe vajza. Sepse më pëlqen të them gjëra, dhe ata kanë frikë se do të them diçka për ta”, kishte thënë Bebe Rexha kur ishte pyetur nga revista se pse ende nuk ishte në një lidhje.

Kjo paraqitje e Bebe Rexhës vjen pak kohë pasi ajo diskutoi në detaje çrregullimin e saj bipolar dhe mënyrën sesi ajo ka arritur të kapërcejë sëmundjen mendore për të realizuar gjithçka në bordin e saj të ëndrrave.

Këngëtarja me famë botërore zbuloi diagnozën e saj të saktë gjatë një interviste për revistën e famshme SELF, në edicionin e muajit mars: “Ky ishte momenti im për të qenë e vërtetë. Unë thjesht vendosa ta bëj këtë sepse isha si: ‘Unë nuk dua të burgosem nga mendimet e mia se nuk jam normale ose se jam çmendur’”.Artistja shqiptare me famë botërore që guxon të flasë hapur për problemet me shëndetin e saj mental – një frymëzim për ata që duan të mbijetojnë nga një gjendje e tillë…Volume 90% 

“[Ilaçet] nuk e heqin plotësisht trishtimin ose ankthin, por ndihem shumë më mirë. Më kanë ndihmuar të jetoj një jetë më të ekuilibruar, më pak ulje dhe ngritje”, ka thënë Bebe Rexha, duke mos e mohuar konsumimin e anti-depresantëve gjatë jetës së saj.

Ajo pranoi se është ende ‘e trembur nga gjithçka’, por tha se ilaçi për çrregullimin bipolar i ka ndihmuar asaj të balancojë frikën: “Nuk mund të besoja se njerëzit mund të ndjeheshin më mirë pas përdorimit të medikamenteve”, ishte shprehur ajo. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme