Kompania e mirënjohur në nivel botëror “Bechtel Enka”, që vepron nga viti 1898, u ka mundësuar intership 10 ditësh 15 studentëve të UBT-së, të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës.
Studentët e UBT-së do të kenë mundësi t’i monitorojnë punët, të udhëhequr nga ekspertët e kësaj kompanie.
Marrëveshja është rezultat i bashkëpunimit paraprak të UBT-së me këtë kompani. Kohë më parë, studentët patën mundësinë t’i vizitonin punishtet e saj. Pos kësaj, përfaqësuesit e “Bechtel Enka”-s kanë qenë pjesë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, përmes një prezantimi.
“Bechtel Enka” është e kompani e njohur në nivel botëror për ndërtimin e autostradave, tuneleve, urave e aeroporteve. Kurse, në Kosovë është e njohur për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, si dhe aktualisht është duke kryer punimet në autostradën Prishtinë – Shkup, “Arbër Xhaferi”.