Bedri Hamza lë postin e guvernatorit të BQK-së pas zgjedhjes ministër

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 11:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatori i deritanishëm i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka thirrur një konferencë për medie, për të njoftuar edhe zyrtarisht largimin nga ky post, pas zgjedhjes në krye të Ministrisë së Financave.

“Si rezultat i rrethanave të reja, unë kam dhënë dorëheqje, të cilën ua kam prezantuar bordit dhe presidentit të BQK-së”, ka deklaruar Hamza.

Ai la të kuptohet se puna në BQK është më e lehtë sesa në Qeveri.

Hamza tha se një ndër arsyet kryesore përse po e ndërron vendin e punës është fakti se ai ka dëshirë ta sfidojë vetën dhe nuk i pëlqejnë “punët e lehta”.

“I di sfidat, i di vështirësitë. Unë do të jap maksimumin. Do të bëjë përpjekje që me punë ekipore të gjitha proceset të cilat janë kompetencë e Ministrisë së Financave do t’i shtyjmë dhe t’i lëvizim në drejtim pozitiv”, u shpreh ai.

Më pas, Hamza ka bërë një përmbledhje të punës dhe të arriturave të BQK-së nën drejtimin e tij.

“Nga viti 2012 deri tash sektori financiar ka rritje prej 2.8 miliardë në 3.7 miliardë. Po ashtu rritja vjetore e kredive nga 3.8 sot është rritë në 10 për qind”, u shpreh ai.

Si sukses, Hamza ka numëruar dhe përgjysmimin e normës së interesit, nga 12.2 sa ka qenë në 6.8 për qind. Krahas kësaj ka pasur dhe rritje të kredive, nga 1.7 miliard në 2.4 miliardë.

“Kam kënaqësinë të deklaroj para qytetarëve të Republikës së Kosovës se edhe sektori i sigurimeve është viti i parë, pas shumë viteve që do ta mbyllë më afarizëm pozitiv”, ka theksuar tashmë ish-guvernatori i BQK-së.

Të ngjashme