Bedri Hamza vizitën e parë si kryetar e bëri tek varrezat e dëshmorëve në Shipol

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza vizitën e parë si kryetar e bëri tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Kryetari i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta me lule të freskëta tek varrezat e dëshmorëve duke nderuar kështu të rënët dhe martirët e luftës.

Në këtë vizitë, kryetari Bedri Hamza, ka potencuar se pikërisht në këtë vend ka filluar edhe fushatën e tij zgjedhore dhe me marrjen e detyrës si kryetar i komunës së Mitrovicës e ndjeu obligim të nderoj të gjithë dëshmorët të cilët janë themel i lirisë dhe shtet ndërtimit.

Më tutje kryetari z. Hamza tha se përulet para veprës së lavdishme të dëshmorëve të kombit të cilët janë sakrifica dhe krenaria e gjithë shqiptarëve.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme


Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të jashtme
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme