Befasia për Nexhmije Hoxhën në 97-vjetorin e lindjes

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 10:01 | Nga

Gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha më 8 shkurt të këtij viti mbushi 97 vjet. Nexhmije Hoxha mori vizita nga disa shqiptarë të Kosovës, të cilët i shkuan në shtëpinë e saj në zonën e Laprakës në Tiranë, ku ajo jeton.

Ajo u befasua teksa në derë i trokitën disa shqiptarë të Kosovës, të cilët punojnë dhe jetojnë në Zvicër.

Fotot janë publikuar nga shqiptari nga Kosova Isa Jasiqi. Ai me disa të tjerë kanë udhëtuar drejt Tiranës vetëm për të uruar 97-vjetorin e bashkëshortes së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme