Befason Barcelona, transferon një portier? (Foto)

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 09:45 | Nga

Drejtuesit e Barcelonës po synojnë ta transferojnë edhe një portier në Camp Nou
Barcelona ka tre portierë kualitativë në skuadër: Ter Stegenin, Cillessenin dhe Masipin. Por, drejtuesit e ekipit nga Camp Nou ia kanë vënë syrin edhe një portieri të talentuar.

Fjala është për gardianin e skuadrës së Benficas, Ederson Moraes, shkruan e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, përcjell Express.

Sipas Mundo Deportivos, drejtuesit e kampionit të La Ligas e kanë vëzhguar brazilianin në ndeshjen e fundjavës mes Benficas dhe Nacionalit (3:0).

Moraes, i cili sapo e ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2023, mund të largohet nga ekipi portugez për 25 milionë euro.

Të ngjashme