Begaj dhe Rama bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

Në ceremonialin shtetëror të organizuar pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, Rama vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me respekt të thellë, në emër të ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të përhershëm të sakrificës sublime të dëshmorëve, si themel i identitetit kombëtar dhe i së ardhmes evropiane të vendit.

Sipas kryeministrisë në Shqipëri, 5 Maji mbetet një ditë reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që, me aktin e tyre më të lartë të sakrificës, bënë të mundur lirinë që gëzon sot Shqipëria, raporton A2.

Të ngjashme