Ish presidenti i Kosovës, tash kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesë zyrtare për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Lajmi.net merr vesh se Pacolli ka pranuar ftesën zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump.
Pacolli do të jetë i pranishëm në ceremoninë zyrtare më 20 janar në Washington ku Trumpi betohet si presidenti i 54-të i ShBA-së.
Në këtë ceremoni kryesore, pritet të marrin pjesë rreth 900 mysafirë.
Deri më tani ishte thënë se vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, që mbahet më 20 janar.