Edhe Pacolli ftohet në inaugurimin e Trumpit

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 13:57 | Nga

Ish presidenti i Kosovës, tash kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesë zyrtare për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Lajmi.net merr vesh se Pacolli ka pranuar ftesën zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump.

Pacolli do të jetë i pranishëm në ceremoninë zyrtare më 20 janar në Washington ku Trumpi betohet si presidenti i 54-të i ShBA-së.

Në këtë ceremoni kryesore, pritet të marrin pjesë rreth 900 mysafirë.

Deri më tani ishte thënë se vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, që mbahet më 20 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme