Behgjet Pacolli hap fondin “Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi”

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Behgjet Pacolli ka hapur një fond në Gofundme, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi.

“Duke ndjekur zhvillimet në Turqi dhe Siri pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi, mendoj se edhe ne shqiptarët duhet të ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre. Prandaj sonte kam hapur një fond transparent për këtë qëllim përmes Gofundme ”Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi”” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndërkohë, në faqën e fondit, fillimisht është caktuar shuma prej 300 mijë eurosh si synim për grumbullim.

“Turqia është goditur nga një tërmet i madh me mbi 17,500 viktima në vend. Së bashku ne mund të ndihmojmë në mbledhjen e parave për njerëzit në nevojë” thuhet në njoftimin e fondit.

Të ngjashme