Behxhet Pacolli ngushëllon për vdekjen e Fadil Vokrrit

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 11:27 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli në një postim ka ngushëlluar për vdekjen e Kryetarit të Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vdekjen e Vokrrit, Pacolli e quajti vdekje të një legjende të shtetit tonë.

“Sapo mora lajmin e hidhur. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri sot ka ndërruar jetë. Prehu në paqe miku im, dhe legjenda e shtetit tone”, shkroi Pacolli në Facebook.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.

Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme