Bekim Jashari pret “fëmijët e pavarësisë” (Foto)

Skenderaj | 16 Shk 2018 | 14:48 | Nga

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për nder të festës së 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka pritur në zyrën e tij të punës disa “mysafirë të veçantë”.

“Klea, Eriona, Erioni, Altini, Rinesa, Leoniti, Edonisi, Entina, Ajetja dhe Erioni, janë fëmijët e vitit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Jashari, në faqen e tij në Facebook.

“Zemra të bëhet mal kur i dëgjon teksa flasin për ëndërrat dhe dëshirat e tyre sesi e sheh ky brez vendin e tyre, Kosovën”.

“Kemi shumë për të bërë që këtyre fëmijëve të mrekullueshëm dhe bashkëmoshatarëve të tyre, t’iu mundësojmë shkollim cilësor, t’iu krijojmë kushte të mira për t’u avancuar sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që t’i shërbejnë pastaj vendlindjes me arritjet e tyre. Më befasuan me dhurata, por as unë nuk i lashë duarthatë. Krenar me zgjuarsinë e tyre”, ka theksuar Jashari.

Image may contain: Bekim Jashari, sitting and suit

Image may contain: 7 people, including Bekim Jashari, people smiling, people sitting

Image may contain: 12 people, including Bekim Jashari, people smiling, people standing

Image may contain: 2 people, people sitting and child

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme