Hector Bellerin nuk do të largohet nga Arsenali.
Sipas “The Sun”, Arsenali do ta konfirmojë në 24 orët e ardhshme lajmin për vazhdimin e kontratës së Hector Bellerinit.
Mbrojtësi 21 vjeçar, i cili kërkohet me ngul nga Barcelona pasi është produkt i akademisë “La Masia”, raportohet se ka nënshkruar kontratë gjashtë vjet e gjysmë me pagë javore prej 100 mijë funta.
Për lojtarin interesim kanë shpreh edhe Manchester City, por spanjolli preferon të qëndorjë në “Emirates Stadium”.