Ben Affleck thuhet se është në lidhje me Ana de Armas

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Ben Affleck dhe Ana de Armas janë në lidhje dhe e kanë konfirmuar romancën e tyre duke u puthur gjatë udhëtimit të tyre në Kubë.

Aktorët, të cilët u afruan gjatë xhirimeve të trilerit seksual, “Deep Water”, janë parë duke u puthur në aeroport para nisjes me aeroplan privat – njofton revista People.

“Nuk ka dyshim se ata janë në lidhje”, ka thënë një burim i afërt me çiftin që janë fotografuar edhe disa herë në Havana.

Dy yjet kanë kaluar çaste bashkë duke dalë nëpër restorante në Kubë dhe duke shëtitur nëpër vende piktoreske.

47-vjeçari është baba i tre fëmijëve nga martesa me Jennifer Garner, ndërsa bukuroshja 31 vjeçare është yll në ngritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme