Beniada i dhuron puthje Donaldit

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Donald Veshaj ka rënë përsëri në syrin e medieve rozë.

Gjatë gjithë kohës aktori i humorit është duke qëndruar vetëm në çdo cep të shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Beniada është ajo e cila i afrohet dhe ndan me të momente nga jeta e saj private dhe dyshja kanë filluar të kenë një lidhje të fortë miqësie, teksa modelja është shumë e lidhur edhe me Enxhin.

Së fundmi, në një video të publikuar nga produksioni Beniada shihet duke i dhuruar një puthje Donaldit.

Ndaj kësaj videoje nuk kanë munguar edhe komentet nga ndjekësit të cilët u shprehën se Donaldi dhe Beniada shkojnë shumë si çift.

Ndryshe, Donald Veshaj është në lidhje dashurie me Beatrix Ramosaj, lidhje kjo që filloi brenda shtëpisë së “BBV”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme