Sulmuesi francez Karim Benzema ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Real Madridit. Madje, sulmuesi 33-vjeçar ka pranuar se është i gatshëm për të nisur bisedimet me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës që i skadon në verën e ardhshme.
Benzema ka thënë se ndihet shumë i lumtur te Reali dhe për këtë arsye nuk dëshiron të largohet. Ai është pjesë e këtij klubi prej vitit 2009 kur iu bashkua nga Lyoni kurse këtë sezon ka shënuar 20 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat.
“Unë e shijoj çdo stërvitje dhe çdo ndeshje me këtë klub. Kam kontratë deri në vitin 2022 por dera ime është e hapur nëse presidenti dëshiron të vazhdojë kontratën me mua. Ky është klubi më i mirë në botë”, ka insistuar Benzema.