Benzema nënshkruan me Al-Ittihadin, ja sa milionë euro do t’i marrë në vit

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema tashmë ka nënshkruar kontratën me klubin nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.

Marrëveshja e Benzemas me Al-Ittihadin do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025, teksa në kontratë është përfshirë mundësia e zgjatjes së kontratës edhe për një sezon tjetër.

Ai do të përfitojë rreth 200 milionë euro në vit.

Ai do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Real Madridit të martën në konferencë për shtyp, pastaj do të udhëtoj për në Arabi.

Francezi do t’i bashkohet Al-Ittihadit si lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata më 30 me Real Madridin.

Të ngjashme