Beogradi e pranon, strukturat e saj funksionojnë e financohen në Kosovë

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 11:15 | Nga

Zyrtarët e Beogradit e pranojnë haptas qëllimisht, apo naivisht vështirë të merret vesh, se në Kosovë funksionojnë strukturat paralele serbe, madje ato edhe financohen. Kjo del nga një shkrim i gazetës “Danas”, transmeton Koha.net.

Ministri për Punë, punësim, politika sociale e të luftëtarëve të Serbisë, Zoran Gjorgjeviq citohet nga kjo gazetë të ketë thënë se të gjitha problemet të cilat ia prezantuan serbët në Kosovë presidentit Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë do të mund të zgjidhen gjatë dy-tre muajve të ardhshëm.

“Gjorgjeviq, pas takimit me drejtorët e qendrave për punë sociale në Kosovë (nuk bëhet fjalë për institucione në kuadër të sistemit legal qeverisës të Republikës së Kosovës – sqarim ynë), u tha gazetarëve se me ta u shqyrtua se kur dhe në çfarë mënyre mund të zgjidhen problemet , në mënyrë që këto institucione të punojnë më funksionalisht”

“Në Kosovë janë 4.333 shfrytëzues të ndihmës sociale nga sistemi i Serbisë…” thotë vetë Gjorgjeviq. “Jemi marrë vesh se si të ndihmojë Ministria kur bëhet fjalë për punësimin e serbëve, të themelojë disa ndërmarrje të vogla apo disa të rikualifikohen”, e citon ministrin serb “Danas”.

Drejtori i Qendrës për punë sociale në Vushtrri, i cili është vendosur në Prilluzhë, Millan Saviq, konstaton se puna e të punësuarve në atp institucione në Kosovë është më e ndërlikuar se e kolegëve në Serbi…

Gjorgjeviq po ashtu ka thënë se “nga viti i ardhshëm planifikojmë që të gjitha qendrat për punë sociale të jenë në sistem trezori…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme