Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se Kosova ka humbur gjashtë vite me pritje dhe arsyetime, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi, Beqa ka falënderuar qytetarët e Zhabelit për mbështetjen në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe për një drejtim të ri politik.
“Gjashtë vjet pritje. Gjashtë vjet arsyetime. Gjashtë vjet të humbura. Kosova nuk pret më. Koha për ndryshim. Zhabel, faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Beqa.