Hajdar Beqa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në një intervistë të dhënë për Tribuna Channel, ka deklaruar që koalicioni PAN i ka numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë dhe se ndihet optimist që kjo Qeveri do jetë mjaft e fuqishme në interes të qytetarëve.
Ai pohon që pritjet kanë qenë më të mëdha, mirëpo qëllimi ishte që të dalin si koalicion fitues dhe në afate ligjore të formohen institucionet kredibile dhe funksionale të Republikës së Kosovës.
Po ashtu sipas tij, arsyeja pse është formuar ky koalicion para zgjedhjeve është bërë pikërisht që të dalin fitues para qytetarëve dhe tu kthehet shpresa atyre.
Lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe formimin e Ushtrisë, ai u shpreh se kjo e fundit do të formohet në raport me faktorin ndërkombëtar , NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Ndërsa, për Demarkacionin me Malin e Zi ai mendon se duhet të arrihet, sepse Mali i Zi është vend fqinj me Kosovën, e ka njohur atë dhe se Qeveria e re të duhet të krijojë rrethana për shënimin e vijave kufitare në të mirë të qytetarëve.