Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema ka pritur ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn.
Dema ka thënë se nga kjo ministri presim që të jap më shumë përkrahje për universitetin pasi që sipas tij, të diplomuarit në UP-së janë të gatshëm për tregun e punës, raporton Ekonomia Online.
Ministri Beqaj ka thënë se vizitën e parë ka dashur të bëjë në Rektorat ku ka kërkuar bashkëpunim. Ai ka thënë se ministria e tij është e re dhe ka në fokus zhvillimin ekonomik dhe inovacionin, por jo vetëm inovacionin në teknologji.
“Bashkëpunimi për ide të reja në ekonomi sepse ne po dëshirojmë që të bëj ekonomi më të zhvillueshme. Jemi zotuar që do ofrojmë shërbime për nevojat e tregut. Ekonomia jonë ka nevojë për njerëz që përballen me konkurueshmërin. Shpirti ndërmarrës ka nevojë që të jetë prezent bashkë me shkencën. Ne kemi menduar t’i kemi dy departamente atë të ndërrmarësisë dhe inovacionit. Ku do përkrahim e stimulojmë por do jemi edhe avokat mbrojtës i bizneseve”, ka thënë Beqaj.
Beqaj ka bërë të ditur që do kërkoj edhe ndihmë nga të gjithë investitorët vendor si në Kosovë por edhe jashtë saj.