Beqaj në Sofje: Kosova ka potencial për t’u bërë qendër rajonale për inovacion

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 10:11 | Nga

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë Konferencë ministri Beqaj ka theksuar se kapacitetet e Kosovës në zhvillimin e inovacioni dhe ndërmarrësisë në shërbimi të zhvillimit ekonomik, janë të mëdha, pasi Kosova posedon rini të shkathtë dhe të gatshme për të ecur me hapin e vendeve të zhvilluara.

“Kosova ka kapcitete për tu bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm. Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e tekonlogjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shëndrrojnë në ekonomi të dijes që është garnaci për zhvillim të qendrueshëm ekonomik”, thesoi ministri Beqaj në këtë konferencë.

Ministri Beqaj, në fjalën e tij ka përmendur edhe rastet specifike të të rinjve të Kosovës që kanë shënuar rezultate në fushën e tekonlogjisë dhe inovacionit, duke potencuar se Kosova njihet si vend, popullësia e të cilit ka qasje të madhe në internet. Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrjes së përvojave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga vendet e BE-së që kanë përvojë më të gjatë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke ftuar edhe donatorët që të investojnë në Kosovës në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, ndërsa në të po marrin pjesë ministrat e inovacionit të vendeve të rajonit

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj sot do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme