Beqaj zotohet se prodhuesit vendës do të përkrahen edhe në aspektin ligjor

Drenas | 18 Jan 2018 | 09:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Besim Beqaj, ka vizituar fabrikën “Scampa” në parkun e biznesit në Drenas, fabrikë kjo e cila merret me prodhimin e qeseve plastike.

I pari i kësaj ministrie, theksoi përkrahjen institucionale që do bëjë për këtë ndërmarrje si në aspektin ligjor por edhe aspektet e tjera, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kjo fabrikë ka filluar bashkëpunimin me kompani belge për prodhimin e kësaj forme që përfshin inovacion të tërësishëm për kryerjen e shërbimeve.

“Pata kënaqësi që ta vizitoj sot kompaninë ‘Scampa’, është prodhues që merret edhe me materiale ekologjike ato të cilat mund të kenë degradim bio dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për mbrojtjen e ambientit, pra flasim edhe për përgjegjësitë sociale-kooperative, sepse të gjithë jemi përgjegjës për ruajtjen e ambientit dhe shfrytëzimin sa më racional të lëndës së parë”, tha ai.

“Ajo çka më bëri përshtypje është se të gjitha mbetjet që mbesin riciklohen dhe kthehen në prodhim, por për mua ishin me rëndësi ambiciet e ndërmarrjes ‘Scampa’, që në bashkëpunim me ndërmarrjen belge të ndërtojnë një ndërmarrje tjetër të re që tani e kanë regjistruar dhe që ka me shkuar me procese komplet inovative për tregjet evropiane. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për neve që në një formë të përkrahim prodhimin vendor dhe prodhimin i cili shkon drejt eksportit, dhe unë i sigurova Kujtimit që përkrahja institucionale nuk do të mungojë qoftë në bazën ligjore edhe në aspektet tjera”, u shpreh Beqaj.

Ndërsa pronari i kësaj fabrike, Kujtim Gjevori, theksoi se themelimi i kësaj fabrike ka bërë që të ndalet importimi i qeseve plastike, dhe që tashmë kjo fabrikë synon eksportimin edhe në vendet e tjera të botës.

“Pritëm ministrin Beqaj në fabrikën tonë, dhe i shpjeguam pak për procesin e prodhimit të qeseve të kësaj fabrike në Kosovë, po fabrikë moderne ku krejt procesi bëhet “In House”, d.m.th nuk ka mbetje nuk ka kurrgjë jashtë fabrikës. Ne i treguam ministrit që në Kosovë veç kemi filluar e kemi ndal të gjithë importin, dhe kemi filluar të eksportojmë, dhe synimi jonë është të zgjerohemi në tregjet e jashtme e sidomos ato evropiane”, tha ai.

Të ngjashme