Beqiri: Delawie nuk vjen ta bindë LDK-në për demarkacionin

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 16:31 | Nga

Zyrtarë të LDK-së kanë konfirmuar të hënën se ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, nesër do të takohet me Grupin Parlamentar të LDK-së.

Deputeti Ismet Beqiri, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në asnjë mënyrë Delawie nuk do të vije në takim për të bindur deputetët të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, siç u raportua në media.

“Takimi i nesërm i grupit është për t’u informuar për zhvillimet aktuale, para mocionit që do të vijë të mërkurën në Kuvend, po ashtu sot është mbajt një takim mes ambasadorit Delawie, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli e për këtë dëshirojmë të informohemi nga dora e parë edhe për takimin edhe për zhvillimet aktuale pra kjo është esenca e takimit të nesërm”, ka theksuar Beqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme