Beqiri: Është morale që PDK-ja të mos e votojë mocionin

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 13:49 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i vendi, bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë takuar sot Grupin Parlamentar të LDK-së.

Në takim është diskutua edhe për proceset politike aktuale, në veçanti për procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, pas takimit tha para gazetarëve se LDK-ja do të jetë unike për demarkacionin, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka nesër votë kundër Qeverisë nga LDK-ja… LDK-ja nuk iu frikësohet zgjedhjeve”, ka thënë Beqiri.

Ai shtoi se LDK-ja nuk i pranon vlerësimet që janë në mocion. Andaj, ka kërkuar edhe nga PDK-ja që të mos e përkrahë mocionin e opozitës.

“Ne si LDK nuk i pranojmë ato vlerësime që janë dhënë në mocion dhe është shumë e qartë se shumë gjëra që thuhen me qeverisjen e zotrit Mustafa. Por po e them se asnjëherë asnjë kryeministër i qeverisë së Kosovës. LDK është shumë e qartë nesër nuk ka votë kundër Qeverisë, po ua konfirmoj që kur ‘ti vjen radha demarkacionit LDK do të jetë unike. LDK do të jetë edhe më unike se të tjerët që thonë që i kanë votat. Nuk është as morale as etike, tash në politik nuk e di por ne bëjmë thirrje që të mos përkrahin mocione opozitare, dhe gjithashtu po ua heq dertin të gjithë atyre që LDK-ja i frikësohet zgjedhjeve sepse unë po u them se ne në asnjë rreth nuki  frikësohemi zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Të ngjashme