Berat: 11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë, sekuestrohen mbi 118 mijë euro

Prishtinë | 09 Kor 2026 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për ushtrimin e aktivitetit të këmbimit valutor pa licencë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, shkruan vizionplus.tv.

Katër persona janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për shtatë të tjerë është caktuar “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7 390 dollarë amerikanë, 665 paund, 110 franga zvicerane, 12 telefona celularë, 4 pajisje DVR, 2 USB dhe një laptop.

“Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin të punësuar këta shtetas, kryhej këmbim valutor, pa qenë pajisur me licencën e nevojshme sipas ligjit.

Nga kontrollet në këto subjekte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, njofton policia.

Të ngjashme