Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, sot ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit, ku është vlerësuar puna e drejtorive komunale. Këtë mbledhje, e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili e ka vlerësuar vit të suksesshëm në aspektin e realizimit të punëve dhe i ka përgëzuar drejtorët e drejtorive, për realizimin e objektivave.
Përndryshe, gjatë raportimit të tyre, drejtorët e drejtorive komunale, kanë thënë se “pavarësisht sfidave që kanë pasur gjatë realizimit të projekteve dhe obligimeve, ja kanë dalë ti realizojnë objektivat, pothuajse në tërësi”.
Bazuar në raportimet e sotshme, buxheti është shpenzuar në masën 98 për qind, kurse kurorëzim i realizimit të projekteve, është hapja e stadiumit të qytetit dhe ndërtimi i objekteve të reja shkollore.
Drejtorët e drejtorive komunale, u zotuan për angazhim më të madh në vitin 2019.