Berisha: 63 policë, 15 gjyqtarë dhe prokurorë të lidhur me Agron Xhafajn

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 13:01 | Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme akuzat më të fundit që janë bërë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt për vëllanë e tij.

Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari, ku thotë se 63 policë dhe 15 gjyqtarë kanë pranuar se kanë pasur lidhje me vëllainë e ministrit, Agron Xhafajn, i cili është dënuar në Itali për trafik droge.

Reagimi i Berishës:

63 policë, 15 gjyqtarë dhe prokurorë kanë deklaruar lidhjet me Agron Xhafën!

Fatziu vetë nuk e kalon vetingun! sb

“ I nderuar Doktor Berisha, keto jane disa pyetje nga formularet e Vetingut qe Xhafa po i ben Policise. Dy nga pyetjet lidhen me familjet e tyre nese kan patur lidhje me organizata kriminale. Nese kan patur policet nuk kalojne dot vetingun e Xhafes. Nderkohe qe Xhafa nuk e kalon dot as vet vetingun qe ai vet po ben.Perveç kesaj ne formularet e tyre 63 police dhe 15 gjyqtare dhe prokuror pyetjes se a keni patur kontakte apo keni pire kafe me persona te inkriminuar apo te denuar per trafik droge i jane pergjigjur se kane patur kontakte me Agron Xhafen!”

Të ngjashme