Berisha anulon konferencën me gazetarët, shkak gjendja gripale

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka anuluar konferancën e përjavshme me gazetarët që zhvillon çdo të premte.

Gjithashtu ai ka munguar dhe në festën e mbajtur mbrëmjen e të enjtes për 32-vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.

Gazetari i Euronews Ardit Hoxha, bën me dije se shkak për mungesën e Berishës në publik gjatë këtij fillim viti është gjendja gripale prej disa ditësh e ish-kryeministrit.

“Ka qenë një gjendje gripale ajo që ka qenë arsyeja kryesore e mungesës së zotit Berisha në festën e ditës së djeshme të 32-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Kjo është edhe arsyeja në një farë mënyrë e anulimit të konferencës së përjavshme për shtyp që zoti Berisha mba çdo të premte me gazetarët”, bëri me dije Hoxha.

Të ngjashme