Berisha e Minxhozi diskutojnë për eliminimin e barrierave doganore

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 14:49 | Nga

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar sot Doganën e Kosovës ku edhe u prit nga drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha.

Drejtori i Doganës, Bahri Berisha fillimisht informoi Minxhozin me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e Doganës dhe eliminimi i barrierave potenciale në mes të dy vendeve tona ishte temë tjetër e diskutimit.

Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme