Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Kosova ka hyrë në procese ndërkombëtare dhe, sipas Berishës, as opozita nuk ka interes që në këtë kohë të organizohen zgjedhje të reja.
“Vetëm shpresoj të rritet puna e qeverisë në raport me kërkesat tona”, ka thënë Berisha.
Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, ai ka theksuar se ky proces duhet ta ketë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës.