Berisha-Kurtit: Mos i rreziko policët, kryeministër dëgjojë këshillat e ShBA-së

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 11:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, në Kuvend ka ironizuar me deputetin  e VV-së, Artan Abrashin, i cili e akuzoi Serbinë për krejt kaosin në veri.

Berisha i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që këshillat e ShBA-së t’i dëgjojë me kohë që mos t’i rrezikoj Policët në veri të vendit.

Ai ka kërkuar dorëheqje e arrestime për skandalin e fundit që ndodhi në IML, aty ku u zhdukën disa nga provat, në rastin e aktivistit Astrit Dehari.

“E falënderoj këtë deputetin e Vetëvendosjes, që na kallxoi qe Serbia është e keqe. Ajo qat punë e ka.

“Këshillat kryeministër, të amerikanëve nuk po i ngon me kohë. Pastaj prapë po i ngon, por vonë. Insistimi për me e tensionuar situatën shkon në favor të anës tjetër”.

“Mos i rreziko policët, as zyrtarët e KQZ-së. Shumë i frikësona që ata kanë me bë diçka e me na e lanë fajin neve. Nuk është situatë, që munësh me tejkaluar tu thanë naj fjalë interesant kryeministër”, Ka thënë Berisha

“Nuk mjafton suspendimi i atyre personave, duhet të arrestohen. Duhet me u arrestu, duhet dorëheqje për këtë rast”.

Të ngjashme