Avokati Berisha i ashpër ndaj kryetarit Abdixhiku për Ukë Rugovën: Pranimin e tij e paska plasuar sikur dhuratë për 81 vjetorin e lindjes së Rugovës
Avokati Besnik Berisha e ka mirëpritur që djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova është përfshirë në listën zgjedhore të LDK-së, por ka kritikuar mënyrën sesi e prezantoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se kjo u plasua sikur “është pranuar e familjes” dhe që ua paskan bërë dhuratë për 81-vjetorin e lindjes se dr. Ibrahim Rugovës.
Dy vjet më parë Berisha kishte kritikuar po ashtu pse LDK nuk kishte përfshirë në listën zgjedhore për deputetë asnjë nga familja e ish-Presidentit.
“Me shkas. Para dy viteve pata shkruar kete status, per te kritikuar parine e LDK-se per mos-perfshirjen e askujt nga familja Rugova ne kryesi, ne liste zgjedhore per deputet, e ne asnje rol me peshe. Sic duket, u deshen disa vjet qe te kuptohet se familja Rugova nuk eshte vetem per t’u perdorur e keqpërdorur sa here u duhet, por per t’iu dhene vendin meritor. Lajm i mire qe Uken “e paskan pranuar” serish ne partine e pejgamberit te kohes sone, Ibrahim Rugova. Lajm i keq qe e plasuan sikur “eshte pranuar kerkesa e familjes” dhe qe ua paskan bere dhurate per 81-vjetorin e lindjes se dr. Ibrahim Rugoves. Dobet. Shume dobet!”, ka shkruar Berisha.