Berisha për sulmet e 11 shtatorit: Ditë për të shprehur nderimin tonë të thellë për viktimat

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kujtuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në ShBA, duke shprehur nderime për ta. Ai thotë se përsëri, veçanërisht pas fitores së talibanëve në Afganistan, sipas tij nuk mund të thuhet se bota është më e sigurt nga terrorizmi Islamist.

“Sot është një ditë për të shprehur nderimin tonë të thellë për viktimat e 11 shtatorit por edhe për të gjithë ata që ranë për tu bërë të pavdekshëm kundër terrorizmit për të bërë SHBA dhe botën një vend më të sigurt si dhe mbështetjen e plotë për luftën ndaj këtij armiku të egër të njerëzve të lirë në mbarë botën”, shkroi Berisha në një postim në Facebook.

Ish udhëheqësi I PD-së që para tre muajve u shpall “non grata” nga SHBA-të, tutje tha se ky sulm mizor ndryshoi më shumë se çdo gjë Amerikën dhe botën në këto dy dekada.

“Osama Bin Laden, dhe pas tij Al Bagdati, Sylejman Qazimi dhe qindra e mijra anëtare të fallangave të tyre morën nga ShBA ndëshkimin që meritonin.”

Përndryshe më 19 maj të këtij vitim Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për sipas tyre veprat e korrupsionit të ish presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme