Kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha pas një tubimi madhështor të mbajtur në parkun e qytetit në Istog, vazhduan edhe në Vrellë te kandidati për asamble Vedat Dreshaj.
Sipas Berishës, shpalosja e objektivave për qeverisje, po mirëpritet me entuziazëm në çdo tubim.
Postimi i plotë:
Pas një tubimi madhështor në parkun e qytetit, me motiv u mobilizuam edhe në Vrellë, te kandidati për Asamble, Vedat Dreshaj.
Të pranishëm ishin edhe kryesia e nëndegës tonë në Vrellë, Jahir Dreshaj dhe Zymer Vuthaj.
Tanimë po vazhdojmë me hapa konkret drejt rezulateve pozitive që po na presin. Shpalosja e objektivave tona, po mirëpritet me entuziazëm në çdo tubim.
Besimi dhe mbështetja që ofrohet nga ana juaj, është çelës i suksesit tonë.
Drejt ndryshimit, për Istogun!
121