Berisha: Situata në veri e tensionuar, xhandarmëria serbe po e cenon sovranitetin – 250 policë e kanë lënë punën

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 10:18 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht ai foli për Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.

Sipas tij, ky Projektligj do të mundësonte angazhimin e të rinjve në Policinë e Kosovës.

Kur foli për sigurinë në veri ai tha se situata atje është e tensionuar dhe se xhandarmëria serbe po e cenon sovranitetin e vendit çdo ditë.

Sipas tij, FSK-ja dhe Policia janë duke punuat  në kushte të rënda dhe se 250 policë veç se e kanë lënë punën.

“Shumë zyrtar janë mbi 60 vjeç. Ky ligj do të mundësonte angazhimin e të rinjve në Polici dhe do t’i hapte rrugë pranimit të kuadrove të reja”.

“Brenda territorit të Kosova para disa ditësh është cenuar siguria jonë dhe kemi Qeveri të dobët në sigurimin e vendit. Kjo është shkelje e sovranitetit tonë dhe ftojë Ministrinë e Punëve të Brendshme të zbardhin rastin. Prania e Kosovës është e domosdoshme”.

“Polica dhe FSK janë duke punuar në kushte të rënda pune me orare të tejzatura. 250 policë e kanë lëshuar punën. Është gabim se Qeveria po e mban situatën të relaksuar. Situata në veri është shumë e tensionuar dhe sovraniteti i vendit tonë shkelet çdo ditë nga xhandarmëria serbe”.

“Zotëri Bislimi po shkon në negociata është mirë t’ia bëni atij, por ne kemi qenë të gatshëm të përfshihemi dhe nuk i kanë marrë parasysh”.

Të ngjashme