Berisha: Të ashtuquajturit klerikë propaganduan gjatë vizitës, Kisha e Studenicës nuk është serbe

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar ndaj një vizite që disa serbë kanë realizuar në Kishën e Studenicës në Istog. Berisha duke iu referuar atyre si “të ashtuquajtur klerikë”, thotë se kanë pasur për qëllim që vetëm të përhapin të pavërteta dhe nxitjen e urrejtjes në Kosovës.

Sipas Berishës deklarimet e tyre kan qenë propagandë dhe në kundërshtim me faktet historike, pasi që Kisha në Studenicë është e njohur ndryshe edhe zi Bazilika e Studenicës dhe se daton nga shekulli i VI pas Krishitit.

Deputeti i AAK-së thotë se kisha në fjalë është e periudhës paleokristiane dhe se është kishë josllave, konkretisht joserbe.

“Dënojmë ashpër vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë. Ato se çka deklaruan nga këta “vizitorë të paftuar” janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me  faktet historike e shkencore, sepse Kisha e Studenicë së Istogut ( e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut)  daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra është një kishë ( Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishtërimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe)”, shkruan Berisha.

“Parë historikisht, vendosja e serbëve në Kosovë daton që nga shek. XIII ( viti 1201 e këndej), pra gjatë periudhës së Dinastisë Nemanjide. Pra, si ka mundësi që Kisha e Studenicës të jetë Kishë Serbe, përderisa asnjëherë nuk ka qenë e tillë. Siç e thamë edhe më lart, kjo bazilikë është paleokristine (i takon krishtërimit të hershëm), është ndërtuar përgjatë disa viteve në periudhën e Perandorit Romak, Justinian (527- 565) dhe për kah arkitektura e ndërtimit ka ngjashmëri edhe me bazilika tjera në Kosovë, siç është ajo e Shën Florit dhe Laurit në qytetin e Ulpianës antike afër Prishtinës ( Parkun  Arkeologjik të Ulpianës)”, thuhet ndër të tjerash në shkrimin e deputetit të AAK-së.

Të ngjashme