Zëvendësministri i Jashtëm në detyrë dhe kandidati për deputetë nga AAK-ja, Anton Berisha, ka thënë se në të kaluarën Kosova është ngutur duke aplikuar për anëtarësim në Interpol.
Berisha, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se paralajmërimi i presidentit çek, Zeman, për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës dhe reagimi i menjëhershëm i qeverisë së atij vendi tregon më së miri si funksionon një shtet demokratik.
Ai tha se qeveria e Çekisë “i tregoi vendin Zemanit” duke i thënë se qëndrimi i tij është personal dhe se përgjegjës për politikën e jashtë është qeveria.
“Raportet tona me shtetin çek janë absolutisht të mira”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Duke folur për anulimin e vizitës së Haradinajt në një samit në Çeki thotë se nuk ka ndonjë lidhje me deklarimet e Zemanit.
“Edhe pozita e ambasadorit Vllahiu është për t’u respektuar pasi ai mori pjesë në samit”.