Berluskoni falenderon Shqipërinë: Një komb i vogël, por me tradita të mëdha

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vlerësuar gjestin e Shqipërisë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermirëve për të shërbyer në një nga zonat më të prekura me koronavirus në Itali.

“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe e kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike kundrejt Italisë. Shqipëria është një komb i vogël, por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar”, shkruan Berlusconi në postimin e tij.

Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi në botë, duke numëruar më shumë se 11 mijë viktima.

Të ngjashme