Bërnabiq: Ndërkombëtarët presin që Qeveria e re e Kosovës do ta heqë taksën

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se shumica e bashkësisë ndërkombëtare pret që në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë të zgjidhet një Qeveri qo do ta heqë taksën dhe vazhdojë dialogun.

“Nuk ka mbetur askush pa e dënuar vendosjen e taksës. Ne kemi arritur të nxjerrim plusin e madh nga minusi në marrëdhëniet me disa vende që e ruajnë Prishtinën, siç janë SHBA-ja dhe Gjermania, që ata tani thonë se Prishtina nuk është konstruktive dhe për shkak të së cilës po humbet kohë. Këto janë gjëra të paimagjinueshme”, theksoi Bërnabiq për TV Pink.

Ajo gjithashtu vlerësoi se “konflikti i ngrirë është paqëndrueshmëri e ngrirë” dhe siç tha ajo “çdo politikan i papërgjegjshëm nga Prishtina ose nga jashtë mund ta shkrijë atë.

Shefja e ekzekutivit serb deklaroi se vendi i saj u bë “më i fortë kur serbët në Kosovë u bashkuan, dhe se ky unitet ndodhi me Listën Serbe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme