Bërnabiq në prag të takimit me Merkelin: Në dialog të përfshihet kushdo që ndihmon

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministeja serbe, Ana Bërnabiq tha se një nga temat më të rëndësishme të takimit të së mërkurës me kancelaren gjermane, Angela Merkel do të jetë dialogu Beograd-Prishtinë.

Shefja e ekzekutivit serb shtoi se vendi i saj mbështet përfshirjen e secilit që mund të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë në heqjen e taksës së vendosur nga autoritetet kosovare dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova.

E pyetur nga gazetarët për t`i komentuar raportimet se Gjermania dhe Franca dëshirojnë të përfshihen në dialog , përpos SHBA-së, ajo tha se Gjermania dhe Franca kishin bërë përpjekjen më të drejtpërdrejtë ose domethënëse për të ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës për çështjen e taksës dhe sidomos pas takimit në Berlin të organizuar nga Merkel dhe Macron.

Të ngjashme