BERZH financon me 5 milionë € NLB-në për të mbështetur tregun në regjion

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 09:54 | Nga Resmije Ballazhi

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) ka filluar bashkëpunimin me bankën NLB Prishtina duke mbështetur me një kredi prej 5 milionë euro në kuadër të programit për lehtësimin e tregut të BERZH-it (TFP).

NLB-Prishtina do ta përdorë programin për të ndihmuat ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për tregtimin financiar për tej kufijve të vendit. Ky është bashkëpunimi i parë i BERZH-it me bankën NLB-Prishtina, raporton Ekonomia Online.

Projekti është nënshkruar gjatë një vizite të presidentit të BERZH-it, Suma Chakrabarti në Prishtinë. Presidenti i BERZH-it tha se integrimi ekonomik për tej kufijve vendor është njëra ndër strategjitë prioritare të BERZH-it.

“Posaçërisht tregu përtej kufijve vendor është me rëndësi për Kosovën dhe regjionin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

Albert Lumezi kryetar i bordit udhëheqës të NLB-Prishtina tha se kjo marrëveshje do të jep mundësi për të bashkëpunuar me shumë banka korrespondente.

“Përmes marrëveshjes NLB do të ketë mundësi për të bashkëpunuar me më shumë banka korrespondente të cilat do t’iu mundësojnë klientëve tanë të fitojnë ekspertizë në tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me homologët e tyre në mbarë boten”, njoftoi ai.

NLB Banka është pjesë e grupit NLB në Slloveni, bankat e të cilit grup tashmë bashkëpunojnë me BERZH-in në regjion. NLB është banka e tretë më e madhe në Kosovë për nga shuma bilancore dhe operon në gjithë territorin e Kosovës me nënë filiale dhe 37 ekspozitura.

NLB Prishtina ju shërben klientëve të ndryshëm nga korporatat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e deri tek klientët privat.

Rrjeti TPF i BERZH-it përmban mbi 800 banka dërguese dhe mbi 100 banka pranuese në 20 shtetet ku operon BERZH-i.

Në shtetet me sistem bankar të zhvilluar, partneritetet e tilla mes bankave lokale dhe të huaja, ja mundëson subjekteve juridike të realizojnë operacione të rëndësishme siç është importi i paisjeve të prodhimit.

Përveç linjës së kredisë 5 milion euro për financim të tregut, programi për lehtësimin e tregut nga BERZH-i do ti ofroj NLB Bankës Prishtinës asistencë teknike dhe trajtim të avancuar. Përfshirë këtë projekt, BERZH-i ka investuar 203 milionë euro në 49 projekte në Kosovë.

Fuqizimi i integritetit regjional është njëri nga tri projektet kyçe të BERZH-it në kuadër të strategjisë afat mesme të bankës që ka për qëllim tendencën e rritjes në shtetet ku operon, për të promovuar integritetin regjional dhe të adresojë sfidat globale dhe regjionale.

Përmirësimi i Lidhjes dhe integritetit regjional do të emërohet si njëri nga prioritetet kyçe të strategjisë së BERZH-it për strategjinë shtetërore të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme