BERZH do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 16:22 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtorin Rajonal për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Holger Muent, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi Holger Muent për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal. Sipas tij, Ministria e Financave fokus kryesor në këtë mandat do të ketë mbështetjen dhe përkrahjen e sektorit privat, sepse jemi të sigurt se sektori privat do të jetë bartës kryesor i rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua për mbështetjen që ka dhënë BERZH-i deri më tani për financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, në sektorin e ujërave të zeza, si dhe për mbështetjen e skemës për garantimin e kredive.

Ndërsa, drejtori Rajonal për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Holger Muent shprehi gatishmërinë e BERZH-it që ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme