Besa llogaritet favorite përballë kampionit të Gjeorgjisë

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 09:38 | Nga

Zhvillimi i dy ndeshjeve në Pejë e favorizon skuadrën e hendbollit Besa Famgas për të kaluar raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së.

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të shtunën (sot) e të dielën (nesër) luan ndaj skuadrës gjeorgjiane Batumi dhe llogaritet favorite për të avancuar tutje. Të dy ndeshjet luhen prej orës 18:30, transmeton Koha Ditore.

Jo vetëm terreni vendas është përparësi për Besën. Edhe cilësia vlerësohet se është në anën e ekipit pejan e po ashtu përvoja ndërkombëtare.

Batumi ka në përbërje vetëm lojtarë gjeorgjianë, ndërsa ka dy vjet përvojë në Kupa Evropiane. Të gjitha katër ndeshjet e deritashme i ka humbur me rezultat bindës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme