Besimi në bankat zvicerane, në rënie

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 11:08 | Nga

Besimi i zviceranëve në sektorin financiar mbetet i lartë. Sipas një studimi të kryer nga EY, kompani konsulente, megjithatë besimi është në rënie të shpejtë.

Mbi të gjitha, konsumatorët dyshojnë se banka e tyre janë të interesuara në afat të gjatë për mirëqenien e tyre financiare.

57 për qind e klientëve të bankave zvicerane të anketuar thanë se ata besojnë në bankën e tyre. Bëhet fjalë për statistika të niveli të lartë në krahasim ndërkombëtar dhe evropian. Në gjithë botën ka pasur vetëm katër nga dhjetë klientë të cilët kanë besim të plotë në institucionin e tyre financiare.

Në Evropën Perëndimore ka qenë vetëm 36 për qind, raporton albinfo.ch.

Sipas EY, kompani konsulente, 30 për qind e klientëve të bankave zvicerane gjithashtu thanë se besimi i tyre në dymbëdhjetë muajt e fundit ka rënë. Përqindja e klientëve skeptikë në Zvicër, pra, është dukshëm më e lartë se në botë, ku vetëm një në katër klientë të bankave kanë shprehur një besim më të ulët.

Arsyeja për këtë humbje të fortë të besimit në Zvicër është mungesa e orientimit të konsumatorëve nga bankat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme