Besnik Tahiri, Koordinator për Reforma në Qeverinë e Kosovës, tha se propozimi i qeverisë për SBAShK-un përfshinë edhe rritjen e koeficientit për mësimdhënësit.
“Propozim ka dalë pas një analize shumë e thellë nga Ministria e Financave dhe e dakorduar me Kryeministrinë dhe Komisionin Parlamentar. Nuk është minimal, as maksimal. Është për ta kthyer dinjitetin e mësimdhënësve”.
“Mirëpo ka një loje, një tendencë me i manipulua mësimdhënësit gjithandej Kosovës. Kategoria më e ulët në oferte është afër 500 euro me koeficient të rritur. Rritja e pagave është paraparë me rritje të drejtpërdrejtë te koeficienteve”.
Tahiri tha se qeveria ka bërë të pamundurën që të arrije tek kjo ofertë, përderisa theksoi se kjo është mundësia e Kosovës dhe e qeverisë.
Ai bëri thirrje për të gjithë mësimdhënësit që të ndërpresin grevën.
“I ftoj që të reflektojnë sepse po i bëjnë një dëm shumë të madh edhe nxënësve edhe mësimdhënësve”.
Ndryshe, SBAShK-u përfundimisht nuk e ka pranuar ofertën e Qeverisë, dhe greva po vazhdon.